Vasili: Shpresoj që në 7 ditë PD të realizojë zgjedhje me standarde
Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sot për marrëveshjen mes PS dhe LSI. Në një reagim në Facebook, Vasili vlerëson marrëveshjen dhe komenton paktin e Ramës dhe Bashës për të dhënë edhe Ministrinë e Drejtësisë për opozitën.
Nga ana tjetër, kreu i LSI-së shprehet se 7 ditët që PD-ja fitoi për shtyrjen e zgjedhjeve duhet t’i përdorë për garantimin e standardeve më të larta të zgjedhjeve.
“Jam i kënaqur qe me ne fund u arrit marrëveshja qe luftova deri ne fund. Jam i kënaqur edhe qe opozita do te mare pjese ne zgjedhje. Çlirimi nga detyrimet burokratike me jep gjithë kohen qe t’i dedikohem fushatës per te nxjerre LSI-ne force te pare.
Shpresoj qe në këto 7 dite te çmuara te shtyrjes se zgjedhjeve, opozita do te realizoje objektivat e saj për standarde te larta ne zgjedhje, luftën kundër drogës dhe dekriminalizimin”,- tha Petrit Vasili.
Kreu i LSI-së ka bërë ironi dhe me afatin kohorë në të cilin do të realizohen të gjitha kërkesat e opozitës për zgjedhje me standarde. Shtyrja e zgjedhjeve nga 18 qershori në 25 është vetëm një javë. Brenda kësaj duket se PD-ja e ka të pamundur të që të gjejë zgjidhje për të gjitha kërkesat që ka pasur për dekriminalizmint, blerjen e votës dhe gjithë problemet e tjera të zgjedhjeve në Shqipëri.
LEXONI EDHE:
Zbardhet marrëveshja PS-PD. Zgjedhjet më 25 qershor. Ndryshojnë 6 ministri
Një marrëveshje – pazar i ndyrë. Basha shet parimet, Rama ruan karriken
Pazari i fshehtë / Basha sposton Berishën dhe Rama fut brrylin Metës
Meta: Sali Berisha, dobësia ime. Eshtë vlerë kombëtare e pazëvëndësueshme
Mesnata dyshe/Basha-Rama, çfarë pazari kanë bërë që nuk e tregojnë?!
KOHA JONË SONDAZH

