FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vasili: Shqipëria nën peshën e indiferencës shtetërore, ecje pa drejtim

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka përzgjedhur sërisht një poezi, për të demostruar situatën në të cilën ndodhet vendi. Duke ju referuar vargjeve të Migjenit, Vasili përcon mesazhin se vendi ynë është në indiferencën shtetërore dhe në ecje pa drejtim.  “Kjo është Shqipëria jonë sot nën peshën e indiferencës shtetërore dhe ecjen kuturu dhe pa drejtim drejt theqafjes. Deri kur kështu ma…thoshte Migjeni i madh”, shkruan Vasili.

Migjeni

Nën Flamujt E Melankolisë

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne vendin tone
kudo valojne
flamujt e nje melankolie
te trishtueshme…
…dhe askush s’mund te thote
se ketu rron
nje popull qe nderton
dicka te re.
Aty ketu ne hijet
e flamujve
mund te shifet
nje mund, nje perpjekje
e madhe permbi vdekje
per te pjelle dicka te madhe,
per te qite ne drite nje xhind!
Por,(o ironi)
nga ajo perpjekje lind
vetem nje mi.
Dhe keshtu kjo komedi
na plas diellin e gazit,
nsa prej marazit
pelcasim.
Ne prakun e cdo banese
ku ka ndonj shenj jetese
valon nga nje flamur
melankolie te trishtueshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?