Vasili: Shqipëria s’i hap negociatat për shkak të kriminalizimit dhe korrupsionit të Ramës

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka reaguar sërish lidhur me zhvillimet e aktualitetit politik në vend.

Përmes një reagimi mëe rrjetet sociale Vasili publikon disa fakte që sipas tij janë kokëforte.

Sipas Vasilit, Rama mori një Shqipëri anëtare të NATO-s dhe që kishte liberalizuar vizat, dhe e katandisi në një Shqipëri që nuk i hapen negociatat për vite me radhë vetëm për shkak të kriminalizimit dhe korrupsionit të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i Petrit Vasilit

Swiss Digital Mobile Reklama

Fakte kokëforte!!

Edi Rama mori një Shqipëri që ishte anëtarësuar në NATO që në vitin 2009;

një Shqipëri, që kishte liberalizuar vizat që në vitin 2010;

dhe e katandisi në një Shqipëri që nuk i hapen negociatat për vite me radhë vetëm për shkak të kriminalizimit dhe korrupsionit të tij.

Këto janë faktet, të tjerat janë llafe dhe ujë në havan!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?