Vasili: Skandal procedura për rrëzimin e dekretit të Presidentit

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili në Kuvend ngriti shqetësimin e një procedurë në Kuvend, që sipas tij është bërë në shkelje të rregullores. Bëhet fjalë procedurën e ndjekur për rrezimin e dekretit të Presidentit për tatimin mbi të ardhurat. ”Do qëndroj vetëm në një pikë shumë shkurt që ta dimë jemi në një parlament normal, apo në një parlamentar i cili është shpartalluar dhe degjeneruar nga procedurat”,-tha Vasili.

Nga ana tjetër, Vasili shtoi se: ”Ky është njoftimi për rrëzimin e dekretit të Presidentit për tatimin mbi të ardhurat. Mbledhja për këtë dekret e komisionit është bërë në 7 të darkës, votimi është bërë në orën 10 të darkës. Më thoni ju që jeni deputetë të rinj e të vjetër, a ka ndodhur të futet ndonjë akt brenda 3 orësh në komision. Kjo është një faqe e zezë për këtë parlament dhe për këtë, do t’u lutesha zoti kryetar nëse ka ndonjë gramë integriteti ky parlament. Ndërtoni procedurën e anulimit të gjithë kësaj procedure, të hetohet deri në fund mënyra e veprimit. Edhe protokollimi në 8 të darkës të kësaj kërkese, sepse në 8 të darkës mund të protokollohet kërkesa e grupit parlamentar të PS. Në të gjitha këto pikëpamje jemi përpara një skandali. Ju jeni shumë rigorozë, edhe për ato minutat e të folurit shumë mirë bëni. Por këto shkelje procedurale janë nga më të ndyrat. Mund të përmbahet histeria për të hedhur poshtë një dekret. Por nuk ka pse të shpartallojmë procedurat. Unë do të kërkoja ta ndalni këtë moment dhe të sqaroni kush janë përgjegjës që kanë bërë një skandal të këtyre përmasave”.

Nga ana e tij, Ruçi duke iu përgjigjur Vasilit lexoi rregulloren dhe sipas tij procedura është zbatuar. ”Neni që flet për dekretin e Presidentit e detyron kryetarin e Kuvendit që menjëherë tia adresojë atë komisionit përgjegjës dhe menjëherë sapo ka ardhur dekreti unë kam kam vënë shënimin që menjëherë ti drejtohet komisionit përkatës. E dyta është e vërtetë që nuk ka qenë në rend të ditës. Dje në seancë, kryetari i grupit të mazhorancës me kërkesë me shkrim i është drejtuar drejtuesit të senacës që ta përfshijë në rendin e ditës bazuar në nenin 31 që thotë: Për të diskutuar apo vendosur një çështje në rend të ditës Kuvendi merr një vendim me 3/5 e deputetëve të pranishëm, me propozim të 10 deputetëve ose të një kryetari grupi. Këtë kërkesë e kam lexuar në Kuvend, ka pasur diskutim, e kam hedhur në votim dhe ka marrë 3/5 e votave. Kështu që është futur në agjendën e ditës së djeshme. Sa i përket pretendimit të tretë që është mbledhur komisioni në seancë dhe është rast i paprecedent, neni 31 pika 2 thotë: Kuvendi mund të vendosë në çdo kohë komisionet e përhershme të kenë në rendin e ditë së tyre një ose më shumë çështje që vendos seanca. Neni 32, pika 2 thotë: Komisionet në seancë plenare u ndërpritet mbledhja nga drejtuesi i seancës plenare që 4 të drejtë ta anulojë atë në rast se ka votim në seancë. Kështu që të treja sa i përket procedurës është zbatuar”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?