Vasili: Tangove PS-PD u ka ardhur fundi
Kryetari i grupit parlamentar Petrit Vasili deklaroi sot se LSI-ja është për nisjen e menjëhershme të reformës zgjedhore, por me qëllim për të rregulluar standarde e zgjedhjeve dhe jo thjesht një tjetër marrëveshje PS-PD.
Pas mbledhjes së grupi parlamentar të LSI-së, Vasili tha se reforma duhet tu japë zgjidhje një sërë çështjesh. “E para, plaga e madha e zgjedhjeve janë shitja dhe blerja e votës. E dyta është pabarazia e votës, në qarqe të ndryshme e treta, problem është se reformat janë sabotuar nga PS dhe PD… Jemi pro reformës zgjedhore, por kohës së tangos PS-PD i ka ardhur fundi”,- tha Petrit Vasili
Vasili deklaroi se vendi ka nevojë për një reformë zgjedhore duke i konsideruar proceset e deritanishme si një plagë të madhe.
“LSI do të vijojë të ndjekë këtë çështje hap pas hapi”,- tha ai.
Kreu i deputetëve të LSI-së publikoi dhe nismat e deputetëve të LSI-së që do të diskutohen këto javë në Kuvend. “Së dyti dua të them se duam të mbështesim nismën e deputetit Përparim Spahiu për statusin e minatorit. Është një nismë shumë pozitive dhe ajo do të vijojë të ndiqet. Po kështu do të vijojë të ndiqet edhe nisma e asaj kohe nga disa deputetë të LSI-së lidhur me sjelljen e deputetëve në Kuvend duke e larguar nga brutaliteti, egërsia e shfaqur apo rikomunistizimi,” tha Vasili.
VIDEO/KONFERENCA E PLOTE E PETRIT VASILIT:
https://www.facebook.com/levizjasocialisteperintegrim/videos/1709676789045572/
KOHA JONË SONDAZH

