Vasili: Të lëshojmë nga vetja për stabilitetin dhe sigurinë e vendit

Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe kandidatët për deputetë në qarkun e Tiranës vendosën kurora me lule në bustin e Qemal Stafës me rastin e 75 vjetorit të rënies së tij.

Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, e ka shfrytëzuar këtë moment për të bërë një apel në drejtim të PS dhe PD, duke u shprehur se të gjithë duhet të lëshojnë pak nga vetja për stabilitetin dhe sigurinë e vendit.

Vasili: Sakrifica që na kërkohet të bëjmë sot është shumë më e vogël në raport me mësimin e madh që na vjen nga historia dhe dita e 5 Majit, ku të rinjtë që dhanë gjakun e tyre janë këtu për të na bërë apel për përgjegjshmërinë më të lartë ndaj vendit dhe çfarë nuk duhet të kursejmë ne absolutisht për të mirën dhe për qetësinë e sigurinë e vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?