Vasili: Terror dhe para të pista zgjedhjeve u vendos notën ‘2’

Kreu i LSI-së, Petrit Vasili ka qenë sot në numërimin e kutive të fundit të votave në Tiranë.

Në një prononcim për mediat, Vasili tha se zgjedhjet meritojnë notën 2, për shkak të presionit dhe dhunës policore.

Prononcimi i Vasilit:

Swiss Digital Desktop Reklama

Strategji policore për dhunë, i inspiruar nga Rilindja dhe këta komisionerë dhe vëzhgues krijuan themelin për atë që do të jetë zëri qytetar, pasi të gjitha barrierat ndaj krimit kanë rënë, duhet ngritur një mur i madh për ta mbrojtur. Ka ende kuti që po numërohen nuk kemi arsye të flasim për rezultate paraprake, në fund të procesit do të flasim. Në njësinë 5 ka një rritje të LSI.

Swiss Digital Mobile Reklama

 Klima strategjia e terrorit dhe përdorimi i parave të pista, nota ime për procesin zgjedhor është 2. Shqetësimet janë ngritur, janë përcjellë në instancat ndërkombëtare deri në SHBA, procesi do të vazhdojë, ka shumë fakte, o i bëjmë të ditura për cdo qytetar.

 Procesi do të vazhdojë me rreptësi të madhe, do të kemi një pozicion të hekurt. Për fat të keq ka pasur rol të munguar të opozitës, ka pasur një natë më të lumtur sec duhet në 17 Maj. Ky gjumë mund të akaparonte më shumë Shqipërinë, por ne jemi këtu.

Do të kemi më në fund opozitë. Një zë që ka munguar, kjo gjë do të ndodhë tani. 4 vjet kemi pasur një heshtje vrastare nga ata që konsideroheshin opozitë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?