Vasili: Vota për LSI-në është shans për të gjithë Shqipërinë

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me të rinjtë e LRI-së të qarkut Fier

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me të rinjtë e LRI-së të qarkut të Fierit. Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, kandidatët për deputet të LSI-së në qarkun e Fierit, Erisa Xhixho, Robert Bitri, Klajdi Bogdanaj, etj. Gjithashtu, në kët aktivitet mori pjesë edhe ish-kryetari i LSI-së, Ilir Meta, në kuadër të turit falënderues me anëtarët dhe simpatizantët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Gjatë fjalës së saj në këtë takim, kandidatja për deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Fierit, Erisa Xhixho u shpreh se LSI ka një program konkret për arsimimin e të rinjve, duke e cilësuar këtë si arma më e fuqishme për të ndryshuar Fierin dhe Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam e bindur se një arsim cilësor është arma më e fuqishme për të ndryshuar Fierin për të ndryshuar Shqipërinë”, – tha kandidatja për deputete e LSI-së teksa shtoi se vota për LSI-në, është vota për rinjtë dhe për shansin që Lëvizja Socialiste ofron për të gjithë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Vota për LSI-në është vota për të rinjtë dhe të rejat e Fierit. Është vota për të ardhmen tonë. Besoj te politika që kujdeset për njerëzit. Unë besoj te politika që është aty për të zgjidhur hallet dhe shqetësimet, unë besoj te politika e qetësisë dhe e tolerancës, që largon atë politikë konfliktuale, që nuk e do asnjë”.

Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, njëherësh kryesuesi i listës së kandidatëve për deputet të LSI-së në qarkun e Fierit, theksoi se vota për LSI-në është një shans për të gjithë Shqipërinë pasi është forca politike më konstruktive. “Në këtë shesh fryn era e fitores. Jemi forca e parë politike më pozitive, më konstruktive që Shqipëria ka parë ndonjëherë. Vota për LSI-në është shans për të gjithë Shqipërinë”,- u shpreh Kryetari i LSI-së. Para të rinjve të qarkut të Fierit mbajti një fjalë përshëndetëse edhe ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Pasi i falënderoi të pranishmit për mbështetjen e dhënë ndër vite, ai vlerësoi rolin e të rinjve duke u shprehur se ata janë faktor vendimtar për të ecur në rrugën e progresit. “Na duhen të rinjtë dhe të rejat që Shqipëria të ecë më shpejt në rrugën e progresit”,- tha Ilir Meta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?