Vasili zbulon çfarë fsheh qeveria për ligjin e plehrave: PS juridikisht nuk mund të…(VIDEO)

Kreu i Grupit të LSI, Petrit Vasili, është shprehur se mbajtja pezull e dekretit të ish-Presidentit Nishani që kthen mbrapsht ligjin e plehrave në Kuvend, “nuk është papërgjegjshmëri, por ka një qëndrim të struktuar politik për ta mbyllur këtë çështje”.

Petrit Vasili, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët u shpreh se: Sot nuk ka pasur diskutim në Komision për çështjen e ligjti të mbetjeve. Ky komision është në pozicion të vështirë dhe shumë të shëmtuar, se para se të bëjë muhabete të lira, ka detyrim ligjor të shqyrtojë nismën dhe në kuadrin e dekretit të Presidentit ka dhe diskutimin për çështjen. Muhabetet e lira janë muhabetet të lira Si ka mundësi që në dhunim të procedurave të ligjit, ka kurajo të mbahet një dekret presidenti për një vit?! Pra, komisioni duhet të prodhonte një raport dhe t’ia dërgonte seancës. Kjo nuk ka ndodhur dhe tregon se po mbyllet. Kur po mbytet një çështje kaq e fortë, mendoni të tjera. Pra, kërkohet seriozitet ligjor”,-u shpreh Vasili.

Vasili tha se PS juridikisht nuk mund të tërheqë ligjin për mbetjet. Sipas tij nuk kemi të bëjmë me një pr/ligj, por me një ligj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kryetari i grupit parlamentar të PS ka thënë publikisht që tërheq pr/ligjin. Po sqaroj opinionin publik dhe ju. Nuk kemi të bëjmë me pr/ligj për mbetjet, por kemi të bëjmë me ligj. Pra Kuvendi i Shqipërisë për këtë çështje është shprehur me votë. Që nga ky moment po themi pronësia politike e propozuesve qofshin deputetë apo qeveri, ka rënë. Ky ligj tashmë është pjesë e atyre ligjeve që Kuvendi miraton. Ka vetëm një moment procedurial që Presidenti ka kthyer ligjin dhe i ka dhënë një mundësi të re mazhorancës të reflektojë. Detyra e mazhorancës fillon me shqyrtimin e dekretit të Presidentit dhe më tutje të ecë përpara. Nuk ka asnjë mundësi juridike që PS të tërheqi, nuk është pr/ligj, por është ligj”, deklaroi Vasili

Swiss Digital Mobile Reklama

z. Vasili, kush është në shkelje të ligjit për këtë? Ju thoni se z. Meta e ka tejkaluar këtë shkelje të rregullores?

Neni 86/1 kërkon që me ardhjen e dekretit të Presidentit, kryetari i Kuvendit t’ia kalojë Komisionit përkatës. Kjo çështje është mbyllur brenda 24 orësh. Është detyrë taksative dhe tribut i komisionit përgjegjës. Përgjegjësia është drejtpërdrejt dhe individuale e komisionit që e ka mbytur këtë çështje për interesa të pastra politike dhe që në muajt në vijim do të hedhin dritë më shumë. Nuk është pëpaërgjegjshmëri. Ka një qëndrim të struktuar politik për ta mbyllur këtë çështje.

vijon…

https://www.facebook.com/petritvasil/videos/1764822897150868/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?