FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vasili: Zgjedhje në 30 qershor nuk ka, o kryeministër frikacak!

 

Ish-kreu i deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka deklaruar edhe një herë se zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë me Edi Ramën, kryeministër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili, mes të tjerash, shkruan se “ky kryeministër i mbaruar shtyu zgjedhjet në vitin 2007 për një copë certifikatë, tani na shkruan romane për dashurinë që ka për kushtetutën. Zgjedhje në 30 qershor nuk ka o frikacak se populli do që të zgjedhë dhe jo të votojë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë i Vasilit

Swiss Digital Mobile Reklama

Çfarë kryeministër i lodhur, vërtet i lodhur krye krejt.

Po ky i mbaruar shtyu zgjedhjet ne vitin 2007 për një copë certifikatë, tani na shkruan romane për dashurinë që ka për kushtetutën.

Po ky i mbaruar i shtyu zgjedhjet edhe në 2017.

Apo kur është në hall ky s’ka rëndësi kushtetuta shtyhen zgjedhjet.

Te gjithë vetëm qeshin me këtë kryeministër frikacak.

Te gjithë tallen me këtë frikacak.

Ky është i vetmi kryeministër që e ka kryeministrinë si panolino politike që i zgjidh hallin sa herë qe nuk i mbahet….frika.

Zgjedhje ne 30 qershor nuk ka o frikacak se populli do që të zgjedhë dhe jo të votojë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?