FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vasili: Zgjedhjet të zhvillohen në një klimë të qetë, bashkëpunim intensiv me OSBE/ODIHR

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Petrit Vasili priti në një takim Kreun e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it, z. Peter Tejler, me të cilin diskutuan në lidhje me zgjedhjet e 25 qershorit.

Gjatë takimit, z. Vasili theksoi se këto zgjedhje duhet të zhvillohen në një klimë sa më të qetë dhe se fushata zgjedhore duhet të përqendrohet te gara mes programeve të partive si dhe rritja e besimit te Parlamenti i ardhshëm.

“Lëvizja Socialiste për Integrim ka promovuar në listat e saj për deputetë të rinjtë dhe gratë, duke i dhënë një moral dhe cilësi Parlamentit të ardhshëm”,-u shpreh Kryetari i LSI, Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana e tij, kreu i Misionit të Vëzhgimit, z. Peter Tejler ndau mendimin që zgjedhjet të jenë sa më paqësore dhe në respektim të ligjit zgjedhor. Sipas z. Tejler, këto janë objektivat më të rëndësishme që këto zgjedhje duhet të realizojnë për të ardhmen e vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, z. Tejler shprehu gatishmërinë për të mbajtur kontakte të vazhdueshme me Lëvizjen Socialiste për Integrim për problematikat që lidhen me procesin zgjedhor të 25 qershorit.

Sakaq, z. Vasili konfirmoi gatishmërinë për një bashkëpunim intensiv me OSBE/ODIHR dhe me kreun e misionit, z. Peter Tejler.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?