FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vasili: Zgjidhja është e lehtë, politika i ka gjërat e qarta në tavolinë

Ministri i Drejtësisë, njëherësh edhe kreu i LSI Petrit Vasili tha se politika e ditës prodhon shumë lajme por nuk jep zgjidhje.

Në përfundim të një takimi për rolin e shërbimit të provës në rehabilitimin e të dënuarve të mitur Vasili duke iu referuar ngërçit aktual tha se politika e ka të lehtë zgjidhjen, pasi gjërat i ka të qarta në tavolinë.

Vasili: Politika e ditës ka prodhur, prodhon shumë lajme por nuk prodhon zgjidhje. Kjo e sotmja ishte një shembull sesi dëshira e mirë mund të prodhojë zgjidhje të vështira sic ishte rasti i këtyre fëmijëve, mendoni sa e lehtë është zgjidhja nga politika shqiptare që i ka të qarta gjërat në tavolinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vasili paralajmëroi lajme politike gjatë gjithë ditës së sotme, duke uruar që ato të prodhojnë zgjidhje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vasili: Që nga kjo orë deri në 12:00 të darkës do të keni lajme politike, do ti prodhojmë me bollëk, por do të doja të prodhonin zgjidhje jo vetëm fjalë të ditës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?