Vasili:LSI partia e aksionit, që krijon një shans për të gjithë
Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me të rinjtë e forumit rinor në Bashkinë e Vorës, ku të pranishëm ishin dhe kryetari Petrit Vasili, kandidatja për deputete në qarkun Tiranë, Eriona Bixha, etj. Në fjalën e tij, kryetari Vasili, tha se LSI ka qenë parti e aksionit me idenë e vetme për të krijuar një shans për të gjithë. Z. Vasili tha se nuk mund të ketë një Shqipëri që ecën përpara pa të rinjtë.
“LSI nuk ka qenë parti e fjalëve, ka qenë parti e veprimit, e aksionit, e idesë së vetme që të ecim më shpejt për të krijuar një shans për të gjithë. Nuk mund të ketë një Shqipëri që ndryshon dhe transformohet, pa të rinjtë ”, tha kryetari i LSI-së, ndersa shtoi se të rinjtë duhet të arsimohen sa më mirë, qe të kenë një perspektivë në tregun e punës.
“Programi ynë për rininë është pararojë e programit tonë. Shqipëria është e re dhe kërkon zgjidhje të reja. Kërkon të rinjtë që të kenë një perspektivë të re, të arsimohen ndryshe dhe të punësohen sa më shpejt”, u shpreh ndër të tjera Vasili.
Në fjalën e mbajtur para të rinjve dhe të reja të Vorës, kandidatja për deputet e LSI-së, Eriona Bixha,
shprehu bindjen se LSI do të dalë forcë parë sepse ajo mbështet njerëzit e thjeshtë dhe sepse ka një program të qartë për ne të rinjtë.
“LSI do të dalë forcë parë sepse ajo mbështet njerëzit dhe familjet e thjeshta. LSI do të dalë forcë e parë sepse ajo nxit bashkëpunimin, solidaritetin dhe ofron shanse. LSI do të dalë forcë e parë sepse ajo ka një program të qartë për ne të rinjtë duke filluar që nga arsimi profesional”, u shpreh kandidatja për deputete Eriona Bixha.
Gjithashtu, në këtë takim mori pjesë edhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në kuadër të turit të tij falënderues me anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së. Z. Meta shprehu mbështetjen e tij për të rinjtë dhe të rejat që bëjnë pjesë në listat e kandidatëve për deputetë të LSI-së në qarkun e Tiranës.
KOHA JONË SONDAZH

