FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vazhdon fushata me zjarrvënie kundër investimeve të Bashkisë së Tiranës

Pas dy zjarrvënieve të qëllimshme në dy prej çerdheve të Tiranës, fushata e zjarrvënieve kundër investimeve të Bashkisë së Tiranës vijoi edhe sot, duke hedhur dyshime të forta se mund të jetë e organizuar.

Në zonën e “21 Dhjetorit”, persona të paidentifikuar i vunë flakën sot dy konteinerëve mbetjesh të Eco Tiranës, ndërkohë që zjarrfikësit ndërhynë menjëherë duke shuajtur zjarrin.

Një tjetër zjarr u shua menjëherë nga punonjësit e zjarrfikëses edhe në qendër të Tiranës, te lulishtja pranë Sahatit. Të dyja rastet janë neutralizuar pa dëme dhe në kohë rekord.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, dyshimet se këto zjarrvënie mund të jenë pjesë e një fushate për të krijuar panik në kryeqytet janë reale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?