Vdekja e Luan Hajdaragës, Malaj: Sot ditë e trishtuar për të gjithë
Deputetja e LSI, Nora Malaj ka shprehur dhimbjen e thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-Ministrit dhe ish-deputetit Luan Hajdaraga. Përmes një mesazhi ngushellimi, Malaj shkruan se dita e sotme është e trishtueshme për të gjithë, ne veçanti për ata që kontribuojnë në fushen e psikologjisë.
Postimi i Malajt
Kur vdekja zgjedh ! (Dy fjalë për profesorin e psikologjisë). Nuk e mendoja se do të vinte kjo ditë që të shkruaja këto fjalë per ty i nderuar miku i të gjithë Prof . Luanit! E thonë pastaj që vdekja nuk di të zgjedhi??!! Sot është një ditë e trishtuar për të gjithë , ne veçanti për ata që kontribuojnë në fushen e psikologjisë!! Profesori ndërroj jetë, luftoi fort , por fatkeqesisht vdekja triumfoj !!! U preftë në paqe shpirti yt i dlirtë! Nga kjo botë reale , i nderuar Prof Luani, t’i nuk do të ikësh i harruar, por vetëm i kërkuar! Qoftë toka e lehtë për ty, miku i të gjithëve, që ishe pa moshë! Lamtumirë miku ynë i mirë!

KOHA JONË SONDAZH

