Veliaj: Rama dhe ekipi tij meritojnë mbështetjen tonë

Pak orë pasi Kryeministri Edi Rama shpalli kabinetin e tij të ri qeveritar, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, i cili katër vite më parë ishte pjesë e kabinetit, ka uruar dhe mbështetur qeverinë e re.

“Edi Rama dhe ekipi i tij meriton gjithë mbështetjen tonë në misionin për Shqipërinë që duam! Le të bëjmë secili sa mundemi me punë dhe mirësi! Forca!”, shkroi Veliaj në një mesazh të shkurtër në rrjetin social “Twitter”.

Veliaj ka mbështetur pa rezerva Partinë Socialiste dhe kryeministrin Rama gjatë fushatës elektorale të 25 qershorit, pasi sipas tij, me Ramën në timonin e qeverisë, ai do ta kishte më të lehtë të kryente një ndryshim rrënjësor në kryeqytet.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?