Vend droge dhe pastrim paraje, Malaj: Qeveria në drejtim të paditur, duhet rrëzuar
Në pak ditë dy raporte ndërkombëtare kanë nënvizuar me të madhe se Shqipëria është vend ku pastrohen paratë e krimit dhe vend i origjinës së kanabisit. Për raportin e DASH dhe të Antimafies Italiane, deputetja e LSI-së, Nora Malaj shkruan se situata është alarmante.
Në një postim në facebook, Malaj vë theksin se: ”Statistikat thonë që një në tridhjetë të rinjë janë konsumator të drograve të ndryshme është situata më alarmante në të gjitha kohërat. Kjo është rruga që sot qeveria po ju servirë të rinjve, ose ikni jashtë, 70 për qind e të rinjve dëshirojnë ta lënë vendin, ose konsumoni drogë e shpërndani atë, si mjet i shpejtë fitimi”.
Për këtë tablo, Malaj nënvizon se kështu e do vetëm narko-shteti por që thirrja e saj shkon për largimin e së keqes, që nga rrënja.
”Asnjëherë nuk është vonë për të luftuar të keqen e për ta shkulur me rrënjë edhe kur ka kosto, në mënyrë që shqiptarët të mos ikin në drejtim të paditur, për paaftësinë e qeverisë e ketij kryeministri që i drejton”,-shkruan më tej Malaj.
Postimi i plotë në facebook
Kjo nuk është Shqipëria që duam! Të gjithë këto ditë po flasin shumë, që nga Departamenti i Shtetit Amerikan e deri në raportimet e fundit të Antimafjes Italiane, se Shqipëria është kthyer në vendin që mban rekordin për drogat e rënda e të lehta.
Kush ka vesh le të dëgjoj e kush ka sy të shikoj, po ka ardhur momenti që as make-up i qeverisë nuk pi më ujë. Të mendosh që statistikat thonë që një në tridhjetë të rinjë janë konsumator të drograve të ndryshme është situata më alarmante në të gjitha kohërat. Kjo është rruga që sot qeveria po ju servirë të rinjve, ose ikni jashtë, 70 për qind e të rinjve dëshirojnë ta lënë vendin, ose konsumoni drogë e shpërndani atë, si mjet i shpejtë fitimi.
Dhe fundi, familje me fëmijë që konsumojnë drogë e bëhen të varësuar prej saj, shkatërrim ekonomik dhe pasiguri jete, të rinjtë që profesion kanë shpërndarës droge, që fundin e tyre e kanë në vuajtjen e dënimit për veprat kriminale që kryejnë dhe një shoqëri që nuk di ku të shkojë.
Kjo është tabloja e Shqipërisë që askush nuk do ta donte! Në fakt vetëm Narkoshteti e do! O tempora o more. Tani ka ardhur koha që duhet shkulur e keqja me rrënjë për të ndërtuar Shqipërinë që meritojmë.
Asnjëherë nuk është vonë për të luftuar të keqen e për ta shkulur me rrënjë edhe kur ka kosto, në mënyrë që shqiptarët të mos ikin në drejtim të paditur, për paaftësinë e qeverisë e ketij kryeministri që i drejton!
/Koha Jonë/ R.SH
KOHA JONË SONDAZH

