Vendimi i opozitës: Aleancë Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në 61 bashki
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një mbledhje me aleatët dhe kryesinë për të diskutuar mbi aksionin opozitar.
Intensifikimi i aksionit opozitar tashmë do të shtrihet në të gjitha bashkitë e vendit. Kryesia e PD vendosi që t’i propozojë nesër Këshillit Kombëtar, krijimin e një aleancë qytetare për mbrojtjen e demokracisë në çdo bashki.
Në mbledhje Basha ka përsëritur qëndrimin e tij se nuk ka negociata me Edi Ramën.
Krijimi i aleancës qytetare vjen si si intensifikim i aksionit politik për të ndaluar mazhorancen për zhvillimin e zgjedhjeve me 30 qershor.
Po ashtu Kryesia ka diskutuar intensifikimin e aksionit ne çdo qytet kur Rama ka takim elektoral apo prezantim kandidatesh.
“Kryesia e Partisë Demokratike vendosi që t’i propozojë Këshillit Kombëtar të PDSH-së, angazhimin e strukturave të Partisë Demokratike dhe të Opozitës së Bashkuar në 61 Bashkitë e vendit për krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë. Kjo Aleancë do të krijohet si bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që po i kanoset demokracisë në vend dhe marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues”, njofton selia blu.
KOHA JONË SONDAZH

