FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Verifikimi i burimeve të pasurive, Strazimiri-Ramës: Filloni me vilën e Surrelit

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, që tha se duhet të verifikohen burimet e pasurive dhe makinave luksoze, si dhe t’i sekuestrojnë.

Nëpërmjet një statusi në facebook, Strazimiri shkruan se sekuestrimi duhet të niset me “të madhin në Tiranë” që kishte pushtet t’u jepte licencën dhe mbrojtjen për kultivimin, përpunimin dhe më pas trafikimin e drogës.

“Sekuestro e pronave të drogës? Niseni me “të madhin në Tiranë”, “Atë” që kishte pushtet t’u jepte liçencën dhe mbrojtjen për kultivimin, përpunimin dhe trafikimin! Filloni me vilën e Surrelit (se makinën e luksit e ka të shtetit), pastaj vazhdoni me të tjerët! P.S. Do thonë të gjithë që e nisën me nga 3.800 euro kursime…por gënjejnë”, shkruan deputeti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?