Veshja e Kryeministrit në kuvend “cool”, ja si e komenton vetë
Seanca e jashtëzakonshme e cila mbaroi në orët e vona të mbrëmjes, prodhoi debat, humor por dhe shkarkoi dhe dekretoi Ministrat Teknikë të PD-së. Një ndër momentet e veçanta, padyshim e mori dhe vëmëndja ndaj veshjes së Kryeministri Edi Rama.
I veshur me një bluzë të bardhë sportive, me shqiponjën e kuqe dhe mbishkrimin e fushatës së PS-së:“Shqipëria që duam”, nuk kaloi pa u vënë re, jo vetëm nga ata që shihnin nga ekrani, por sigurisht edhe nga deputetët në sallë.
Deputeti demokrat Astrit Patozi, zgjodhi që ta vinte në dukje këtë fakt, duke e akuzuar Kryeministrin për thyerje të etikës. “Dua t’i tërheq vëmendjen Kryeministrit Edi Rama, veshja e të cilit thyen etikën e parlamentit”, tha Patozi.
Por Rama e hodhi poshtë një pretendim të tillë dhe madje tha se veshja e tij nuk ishte e rastësishme. Kryeministri u shpreh se zakonisht, me veshjen e tij ndodh që në fillim përqeshet, pastaj diskutohet e më pas bëhet modë.
“Meqë e nisët me veshjen time po ju jap një shpjegim. Raporti im me veshjen është që në fillim përqeshet, pastaj diskutohet, pastaj bëhet modë. Nëse do të jesh në parlamentin e ardhshëm, mos u çudit kur të bëhesh pjesë e modës. Veshja ime sot nuk është mungesë respekti. Është modë dhe mesazh për ata 1 milionë njerëz që votuan për këtë qeveri, e cila është krejt tjetër nga ajo që përshkroi deputeti më i mërzitur në këtë sallë”,- u shpreh kryeministri Rama.
KOHA JONË SONDAZH

