Vetingu në Polici, reagon ish-ministri Noka: Vetingun e përdhosi Rama që bëri Xhafajn ministër

Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka e cilëson si shou urdhrin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj për nisjen e procesit të vettingut në radhët e uniformave blu.

Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, deputeti demokrat njëherësh dhe nënkryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, shprehet se: “Vetingun e ka shkelur dhe përdhosur i pari Edi Rama që e bëri Fatmir Xhafën ministër të rendit”.

Reagimi i plotë i Flamur Nokës

Swiss Digital Desktop Reklama

Shoë i radhes i Rames e Xhafes eshte vetingu ne radhet e policise.. Vetingun ne fakt e ka shkelur dhe perdhosur i pari Edi Rama qe e beri Fatmir Xhafen minister te rendit. Rasti klasik se si vettingu perjashton dike ose ia ben te pamundur marrjen e nje posti te larte publik, eshte vet Rama si urdheruesi i kanabizimit dhe orientues i kriminalizimit të Policise pas tij edhe Xhafa s’mund te behej minister i brendshem si nje ish hetues i komunizmit dhe me lidhje kriminale familjare ne demokraci.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa i perket policise, vettingu perseri eshte i pavlere nese nuk fillon nga e gjithe kupola e policise me Hakiun ne krye duke filluar nga drejtoret, shefat e komisariateve e shefave e krimit e deri tek inspektore e zonave te kanabisit pasi keta jane perfitues te kanabizimit dhe trafikimit masiv . Nese nuk largohet dhe nuk cohet para ligjit kupola e policise, te tjerat pastaj jane shfaqje teatrale per konsumin e dites. Nuk lahen duart nga droga dhe krimi me largimin e Saje Qorrit. E keqja u lind e u rrit ne polici me investimin e Rames..

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?