Vetingu, Rama provokon opozitën: Mirë se të vini në debat të enjten

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot opozitën se mazhoranca është e gatshme të debatojë me të ditën e enjte në Kuvend për Vetingun, por se nuk do të tërhiqet nga procesi dhe se nuk do të lejojë asnjë tejkalim kohe apo abuzim, – siç e quajti ai – me argumentin se kjo është çështje e rëndësisë të veçantë.

Paralajmërimi i Ramës në mbledhjen e Grupit të PS-së erdhi pas debateve që lindën dje midis mazhorancës dhe opozitës në Komisionin e Ligjeve lidhur me numrin e punonjësve të organeve të Vetingut; PD-ja propozoi 185 punonjës, por PS-ja nuk e pranoi propozimin dhe e miratoi e vetme, numrin e shkurtuar prej 120 punonjësish për këto struktura.

Rama tha sot se  “ne jemi në nëj fazë kur bëjmë një ristrukturim të thellë të mekanizmave të pushtetit ekzekutiv duke filluar që nga ministritë dhe e dimë shumë mirë që nuk është çështje numri punonjës por ristrukturimi si duhet i një institucioni për rezultate maksimale. Nuk do të thotë që sa më shumë punonjës ke, aq më shuëm rezultat ke dhe për një proces me rëndësi si Vetingu, ne nuk do të kursejmë asnjë bruim në funksion të ëktij procesi dhe do të bëjmë gjithçka është e nevojshme por ama asnjë tejkalim i kohës dhe abuzim nuk mund të pranohet me arsyen se kjo është çështje e rëndësisë së veçantë. Debati mirë se të vijë por i paralajmërojmë kolegët tanë të përgatiten mirë se rrezikojnë të dalin krejtësisht qesharakë nëse vazhdojnë me argumentat që kanë përdorur deri sot, ditën e enjte.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?