FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vetingu, Rama s’përmbahet nga shkarkimi i gjyqtarit Lulo: S’kemi parë gjë akoma

Kryeministri Edi Rama nuk e ka përmbajtur dot ngazëllimin e tij për shkarkimin e të parit gjyqtar nga KPK-ja në kuadrin e procesit të Vetingut, Fatos Lulos të Gjykatës Kushtetuese.

Nga Turqia, ku ai po zhvillon një takim me përfaqësuesit e kompanisë “Turkish Airline”, Rama ka reaguar në faqen e tij zyrtare në “Facebook” me këto fjalë, si dhe me shprehjen e tij të njohur “S’kemi parë gjë akoma”.

“Të gjithë shqiptarët që e mbështetën fort Vetingun, sot duhet të ndjehen mirë sepse nisja është e mbarë. Pas 17 gjykatësve e prokurorëve që i ikën Vetingut pa filluar, procesi nisi e i pari që u mor në pyetje s’e justifikoi dot pasurinë dhe ra! Jam i bindur s’kemi parë gjë akoma,” përfundon kryeministri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?