FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vetting-u në Kushtetuese – Seancë publike nesër për padinë e unioneve të gjyqtarëve

Nesër  paradite Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë kërkesën e shoqatave të Gjyqtarëve për shfuqizimin e disa neneve të ligjit të Vettingut. Padia e përbashkët e Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve dhe Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë kërkon shfuqizimin e 25 neneve nga paketa e tre ligjeve kryesore të reformës në drejtësi.

Në shënjestër janë më së shumti nenet të cilat ata i vlerësojnë antikushtetuese, si pamundësia për t’u dorëhequr gjatë kohës që janë në sitën e vettingut, marrja për bazë e opinionit publik në vlerësimin e tyre, deklarimet e dëshmitarëve të drejtësisë si dhe kontaktet me botën e krimit.

Në seancë do paraqesin qëndrimet e tyre Kuvendi, Këshilli i Ministrave, si dhe dy shoqatat e gjyqtarëve që kanë ngritur padinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fillim të këtij viti Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar një padi tjetër të Shoqatës së Gjyqtarëve të Shqipërisë që kundërshtonte ligjin e “Vetting”-ut. Në atë rast Gjykata argumentoi se në padinë e tyre, gjyqtarët nuk paraqitën asnjë prove të re”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?