FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vettingu, brenda javës mësohen emrat e kandidatëve të zgjedhur

Brenda kësaj jave do të mësohet se cilët do të jenë emrat që partitë politike do të përzgjedhin për të bërë Vettingun.

Komisionet e posaçme parlamentare mbaruan dëgjesat me kandidatët që duan të reformojnë drejtësinë shqiptare.

Ndryshe nga herët e kaluara mbledhja e së martës së komisionit të vlerësimit të kandidaturave të Vettingut kaloi pa debate e kontestime të ndonjë emri të caktuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për shkak të fushatës elektorale, duket se Vettingu ka kaluar në plan të dytë dhe vetëm 2 nga përfaqësuesit e opozitës ishin pjesë e mbledhjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë po për shkak të shpërndarjes së deputetëve për fushatë dhe pritjes së vizitës së një zyrtari të lartë amerikan, seanca plenare ku do të votohet lista me 27 njerëzit e Vettingut, është lënë për javën e ardhshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?