“Vettingu me standarde të dyfishta”

Juristi Çlirim Gjata ka thënë në emisionin “Kjo javë” se Vettingu duket se po kthehet në një institucion burokratik.

Ai shprehet se vlerësimi po bazohet vetëm tek ato që kanë deklaruar vet gjyqtarët dhe prokurorët në formular, dhe se deri më tani nuk është bërë asnjë hetim për të konstatuar ekzistencën e llogarive jashtë vendit apo lidhje me segmente të ndryshme.

Juristi shton se janë vënë re standarde të dyfishta në vlerësimin e këtyre figurave.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vettingu po përqendrohet shumë te çështja e pasurisë, por pa nxjerrë shumë nga kjo gjë. Po përmend një rast, ku një gjyqtar u shkarkua pasi nuk iu rakorduan shifrat për një kredi që kishte marrë. Ndërkohë që ka patur raste të gjyqtarëve pak më të fuqishëm se ai, që kanë patur gjëra edhe më të mëdha dhe kanë kaluar. Pra problemi qëndron këtu; tek këto standardet e dyfishta. Deri më tani janë folur vetëm për deklarimet që ka bërë vetë gjyqtari, nuk kanë përmendur ndonjë llogari bankare jashtë, apo gjëra të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vettingu deri tani, madje me ndihmën e ndërkombëtarëve, shumë pak kanë nxjerrë implikime të gjyqtarëve apo prokurorëve me krimin. Deri më tani nuk kemi parë të kapen gjyqtarë të implikuar në segmente të caktuara. Vettingu duket se po kalon nga misioni i vet, po kthehet në një institucion burokratik”, ka thënë Çlirim Gjata.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?