FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Vettingu”, seanca e jashtëzakonshme, Meta batutë për Berishën

Munguan 3 muaj në seancat parlamentare, e sot në seancën e jashtëzakonshme, PD ka mbushur sallën e kuvendit. Teksa nisi dhe kjo seancë me 126 deputetë prezentë, debati dhe humori nuk mungoi që në fillim të seancës.

Seanca nisi me një kërkesë të Oerd Bylykbashit drejtur kreut të Kuvendit, Ilir Meta. Deputeti demokrat kërkoi që votimi i Vettingut të lihej për në fund të seancës duke thënë se kështu ishte rënë dakord në marrëveshjen mes palëve.

Gramoz Ruçi kundërshtoi kërkesën e Bylykbashit. “Pse të nisim me mosbesim këtë? Çështë ky kushtëzim që bëhet?”, tha Ruçi.  Por, Edi Paloka shpjegoi qëllimin e kërkesës së opozitës. “Qëllimi është që  ky vettingu i famshëm të jetë akti i fundit i këtij Parlamenti, kaq. Nuk është ajo që thotë zoti Ruçi”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të PD.

Swiss Digital Desktop Reklama
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta shkëmbeu edhe batuta: “Mirë vazhdojmë pra me rendin se edhe konfirmimin e morëm nga Berisha që PD është dakord. Me atë e kam unë”, tha Meta.

Pas miratimit të procesverbalit seanca vijoi me votimet e dekreteve të shkarkimeve dhe emërimve të ministrave të qeverisë teknike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?