FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ A do të angazhohet Sali Berisha për ndryshimet në statutin e PD? Ja përgjigja

Çim Peka: A do të investohet Sali Berisha për ndryshimet në statut?

Sali Berisha: Jo, nuk marr pjesë në asnjë vendimmarrje të PD-së. I vetmi investim i imi është që unë i kam kërkuar kryetarit që duhen ndryshime statutore, që ti japin garanci të tjerëve se janë në një parti, në të cilën kryetari ka fuqitë e veta, por forumet kanë fuqinë e tyre. Janë në një parti ku jo çdo gjë është në dorë të kryetarit. Sigurisht kryetari ka rol të madh, por ka edhe kufizimet e veta. Çfarë do që të bësh ti, le të thonë ç’të duan për mua, historik stër historik, por unë përveç dy – tre kuvendeve të fundit nuk kam marrë vota më shumë se 76-77 %. Ai 23 % më ka shoqëruar mua në të gjitha betejat. Ato janë beteja, dhe s’mund të them kurrë se e humba një betejë nga ajo përqindje. A Përkundrazi, ndofta fitova edhe më shumë nga ajo përqindje që s’më votoi. Në këtë kontekst kjo varet nga Lulzim Basha i cili ka të gjitha mundësitë të shqyrtojë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?