VIDEO/ Basha: Ky nuk është parlament, vendi është në kthetrat e mafias

Menjëherë pas ndërprerjes së seancës së djeshme plenare, me kërkesë të kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur jashtë sallës për mediat nga oborri i Kuvendit.

“Skandali më i madh në 27 vjet është histori është rrëmbimi i Nezar Seitit, njeriu që ka mbajtur shënim sa para janë dhënë për Tahirin dhe Ramën dhe që i cili sipas vetë pohimeve të familjeve të tij ishte bërë gati të kthehej në bashkë të drejtësisë, duke i dhënë çështjes së Habiljave zgjidhje vendimtare dhe duke mos i dhënë Ramës alibi për arrestimin e Tahirit dhe duke zënë peshkun e parë të madh.

Por mafia në pushtet e ekstradoi me qëllimin për të mbrojtur kupolën mafioze në pushtet. Sot opozita kërkoi fjalën kur Rama u fsheh si para shqiptarëve në 27 janar. Kërkoi fjalën për ta përballur Ramën me këtë skandal më të madhin në 27 vite.

Swiss Digital Desktop Reklama

I rëndë është bashkëpunimi i Xhafajt me bandat e drogës, por më i rëndë është ky skandal ku gjykatat, Ministria, Interpoli, policia janë bërë bashkë për t’i mbyllur gojën këtij skandali. Vendi është në kthetrat e mafias.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky nuk është më një parlament, por pengesa kryesore për avancimin e shqiptarëve në udhëtimin e  tyre evropian. Më 27 janar shqiptarët treguan se kishin vendosur ta marrin në dorë fatin e tyre. Vendi sot është në duart e një bande kriminale siç është dëshmi rrëmbimi i dëshmitarit kyç”- u shpreh Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?