VIDEO- Basha në Çadrën e Lirisë, falenderon protestuesit: Marshojmë drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha sapo ka nisur fjalimin e tij te falenderimit në çadrën e protestës ku pritet të njoftojë protestuesit dhe simpatizantët për marrëveshjen që arriti me Kryeministrin Edi Rama
Gjatë orëve të mbrëmjes, çadra pritet që të hiqet nga bulevardi “Bajram Curri”.
Basha: Plot 90 ditë më parë ju nisët një rrugëtim epikë, qytetar, patriotik, demorkatik, paqësor, europian dhe të vendosur për të mos pranuar më gjendjen e mjerë të vendit, për të trëeguar të vërtetën tuaj dhe të familjeve tuaja para cdo shqiptari, për ti treguar botës të vërtetën e dhimshme të Shqipërisë nën zgjedhjen e drogës, krimit dhe korrupsionit ju u bashkuat në këtë shesh. I treguat për 90 ditë e 90 netë Shqipërisë, Europës dhe Botës se shpresa nuk ka vdekur, se kurajo triumfon mbi frikën dhe se drita e të vërtetës do ndriçojë.
Kjo lëvizje nuk do shpërndahet por do marshojë në cdo cep të Shqipërisë. Kështjella e republikës së vjetër do të bjërë me bashkimin e zemrave tuaja fitimtare.
Kurrë më parë nuk ka njohur Europa një bashkim të tillë zemrash si kjo lëvizje e pathyeshme dhe e pamoshtur. Kjo lëvizje as nuk filloi dhe as nuk vazhdon për interesat politike apo pushtetin e një partie. Kjo lëvizje nisi për t’i kthyer pushtetin qytetarëve shqiptarë dhe qytetarëve shqiptarë do t’ia kthejmë.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1511560315561811/
vijon…
KOHA JONË SONDAZH

