Video/ Dibra, qarku që po “shqetëson” Ramën në këtë fushatë. Vijojnë takimet e kreut të PS-së me banorët
Kryeministri Edi Rama po vijon turin e tij elektoral në të gjithë Shqipërinë, ku mesa duket vijon të jetë i stacionuar prej ditës së djeshme në Qarkun e Dibrës. Prej pak minutash ai sapo ka nisur një minitakim në një nga lokalet e Peshkopisë, ku i shoqëruar nga kryebashkiaku Muharrem Rama po konsumon kafen e mëngjesit me banorë të qytetit të Peshkopisë.
Mesa duket edhe pse një vit më parë kandidati i Partisë Socialiste në zgjedhjet e pjesshme që u mbajtën në këtë bashki, pas shkarkimit të Shukri Xhelilit si pasojë e një video-skandali, shënoi një thellim të rezultatit të zgjedhjeve të 2015-ës, duket se Rama vijon të jetë i shqetësuar për garën e 25 qershorit, ku tashmë nuk do jetë në koalicion me LSI-në, lista e së cilës kryesohet nga deputeti i këtij qarku Përparim Spahiu.
Dibra njihej edhe si bastion i së djathtës, dhe për këto arsye, Rama po i kushton më shumë vëmendje në këto ditë të para të fushatës elektorale.
Një qytetar i thotë Ramës se 20% e atyre që kanë qenë në çadrën e PD-së do votojnë për Partinë Socialiste, por kryeministri habitet dhe i kërkon të sqarojë se pse ka atë mendim.
Qytetari: 20% e atyre që kanë qenë në çadër do votojnë PS-në.
Rama: Po pse do votojnë PS-në?
Qyetari: Sepse ata menduan se do krijojnë republikën e re, pro ai e përmbysi atë se do të shpëtojë lëkurën e vet. Ai dështoi në të gjitha linjat. Dje kanë pasur miting këta deputetët e PD dhe 200 veta kanë qënë athe, ata nuk kanë besim.
Rama: Po këta kanididatët e PD si janë?
Qytetari: Si ata mund të gjesh me thes, këta tanët e kanë të fituar. Ata edhe kryetarin e PD këtu nuk e njeh askush.
Rama: Si e parashikon rezultatin në Dibër ti?
Qytetari: Ju keni zgjedhur ata persona që kanë pasur respekt. Ne do fitojmë pa bërë fushatë fare. Ne do dalim më mirë nga herët e kaluara.
“Peshkopi, kafja e mëngjesit me banorë – Siç luftuam dhe fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për të rritur ekonominë dhe punësimin si asnjëherë më parë. Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse #PartiaSocialiste? nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave. Për #ShqipërinëQëDuam????me #Shtet? #Punë? #Mirëqenie?”- shkruan Rama në fgaqen e tij në rrjetin social “Facebook”, duke e shoqëruar me pamje nga takimi live me banorët e Peshkopisë.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154797548526523/
KOHA JONË SONDAZH

