Video e Ben Blushit kundër Qeverisë “Berisha-Rama”, 200 mijë shikime

Kreu i LIBRA, Ben Blushi mbajti të martën një nga fjalimet më të veçanta në Kuvend. Pak pas votimit të ministrave të PD në kabinetin “Rama”, Blushi e cilësoi këtë marrëveshje si turpin më të madh të demokracisë shqiptare.

Veç reagimeve që solli në Kuvend, fjalimi i Blushit vazhdon të ndiqet me interes në rrjetet sociale dhe në mediat online. Vetëm në 24 orë e fundit, video e fjalimit në Kuvend ka marrë më shumë se 200 mijë shikime në Facebook dhe rrjetet sociale. Ndërkohë që janë më mijëra reagimet dhe komentet që janë bërë në faqen online të Ben Blushit.

Fjalimi i ashpër i Blushit u drejtohej socialistëve që kanë 20 vjet që gjithë betejat politike i kanë zhvilluar kundër Sali Berishës, ndërsa tani Edi Rama vendosi që Berishën t’ua sjellë në qeverinë e krijuar nga votat e PS.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sot jeni si Saliu me Saliun apo jo? Jeni si Saliu me Saliun, jeni në bashkëqeverisje me Saliun. Shqipëria nuk e meritonte këtë gjë. Nuk e di se kush  do t’ju votojë ju në datën 25 qershor. Kush  do t’ju votojë? Kush do t’i votojë këta? A ka ndonjë demokrat  që voton çadrën e rilindjes? A ka ndonjë socialist që mund të votojë qeverisjen e  PS-së, apo të rilindjes, sepse në fakt nuk është PS-ja, me Sali Berishën? A ka ndodhur ndonjëherë kjo gjë në historinë e botës?”,- tha Blushi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në kohë në kur PS dhe PD kanë rënë konsensus për çdo që ka lidhje me zgjedhjet, që nga shtyrja e datës e deri te paratë e fushatës, Blushi ka thënë disa të vërteta të hidhura. Fjalimi i tij shkaktoi jo pak zemërim te Rama dhe drejtuesit e PD-së , por si asnjëherë tjetër më parë, fjalimi është dëgjuar me vëmendje nga deputetët e majtë dhe të djathtë.

Blushi tha në Kuvend ato që nuk guxoi askush t’i deklaronte me zë nga deputetë t e tjerë të PS dhe të PD.

NDIQNI ME POSHTE VIDEO E PLOTE TE FJALIMIT:

https://www.facebook.com/benblushi.al/videos/523564744433839/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?