VIDEO/ Konventa Kombëtare e LSI. Luan Rama: LSI do jetë Opozita e vërtetë

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvillon sot Konventën Kombëtare Zgjedhore. Në Konventë marrin pjesë delegatët e LSI nga e gjithë Shqipëria për të zgjedhur Kryetarin dhe Zv.Kryetarin e ri të partisë.

https://www.facebook.com/levizjasocialisteperintegrim/videos/1627869400559645/

Konventa mblidhet pas dorëheqjes së kryetarit Petrit Vasili. I  pari që çeli aktivitetin ishte Luan Rama, zëvendëskryetari i LSI-së, i cili tha se tashmë LSI eshte aletarnativa me e mire e nje opozite te forte.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne jemi më të bashkuar se kurrë. Ajo votë është votë dashurie dhe besimi prandaj ne jemi më të fortë dhe më të vendosur për të fituar.  Konventa jonë nuk është thirrur sot si një akt formal dhe thjesht për të respektuar statutin. Lëvizja jonë, lëvizja për Shqipërinë evropiane, lëvizja e të rinjve shqiptarë nuk ka lindur në zyrat pushtetit dhe as është rritur dhe forcuar prej tyre. LSI ka lindur në zemrat tuaja. LSI ka lindur dhe është rritur si opozitë në luftë me arrogancën, me mendjemadhësinë dhe prandaj ne jemi më të vendosur të vazhdojmë dhe të fitojmë këtë luftë si shpërblim ndaj interesave të vendit, si detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndër të tjera, Rama theksoi faktin se Shqipëria ka nevojë për opozitë.

“Shqipëria ka nevojë për opozitë dhe do ti përgjigjemi interesit të saj si përgjigje e interesit të atyre që votuan kundër Rilindjes dhe atyre që refuzuan të bëhen pjesë e një procesi të kriminalizuar. Shqipëria ka nevojë për alternativë të re, të ndryshme nga alternativat e arrogancës dhe shpërdorimit, e korrupsionit. Ka nevojë për alternativën e qeverisjes së mirë dhe ne do tu ofrojmë këtë me qetësi dhe dashuri”, tha ai

“Nga 2600 delegatët e Konventës, 2437 janë të pranishëm Konventën e LSI e deklaroi të hapur”, tha Rama.

Kreu i LSI-së në detyrë, Petrit Vasili, në fjalën e tij falënderoi gjithë anëtarët e LSI që u përballen më fushatën me të egër të zgjedhore.

“Votuesit e LSI-së janë misionarë. Këta votues janë themeli i betonit të një opozite të vërtetë që i ka munguar vendin. Janë vota jo të një opozite të akaparuar. Janë votat e mijëra të rinjve në çdo cep të vendit që e duan lirinë. Ky mision opozita është më jetik se kurrë, pasi vendin e ka pushtuar pseudodemokracia”,- tha Petrit Vasili.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?