VIDEO/ Nuk ndalen protestat në Unazën e re

Vijon rezistenca e banorëve të zonës së “Astirit” në Tiranë, në mbrojtje të banesave të tyre që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe. Nga incidentet e djeshme, ku banorët bllokuan rrugën me blloqe betoni mësohet se janë arrestuar 11 persona.

Lutfi Kastrati: Gjatë ditës së sotme mendohet se ka pasur 11 të shoqëruar, por për momentin kam dy emra. Besim Çeku që është mbajtur në komisariatin numër 6 për disa orë, ndërsa Kujtim Ylli është në komisariatin numër 2. Atij i është plotësuar fletë-arresti për ta çuar në gjykatë me pretekstin protesta të paligjshme, shkatërrim të pronës publike, gjë që nuk është e vërtetë.

Ai tha se banorët e Unazës së Re janë të vendosur për të vazhduar protestat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lutfi Kastrati: Dhe sot e kemi në orën 5. Këtu në Unazën e Re punonjësit e Bashkisë kanë ditë që vazhdojnë punimet me prerjen e pemëve, heqjen e shtyllave. Kryesia e banorëve të Unazës së Re e ka parë të arsyeshme që të mos përfshihet në përplasje me punonjësit e bashkisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Banorët e Unazës së Re nuk do të merren as me ata banorë që kanë pranuar marrëveshjen e bashkisë për banesa sociale.

Ne protestojmë dhe do mbrojmë deri në fund çdo banor që është kundra prishjes së shtëpisë së tij. Ne kundërshtojmë prishjen e banesave tona dhe bizneseve tona. Tani jemi dhe kundër projektit, jemi kundër banesave sociale, nuk kemi nevojë për lëmoshë.Projekti është shumë korruptiv, ka një megavjedhje në kurriz të banorëve të Unazës së Re.

https://www.facebook.com/portali.syri.net/videos/749191995455697/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?