VIDEO LIVE/Rama: Marrëveshja me mua, gjëja më me vlerë që ka bërë Basha në PD
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155140242916523/
Kryeministri Edi Rama komento sot në emisionin “Top Story” vendimet e para të qeverisë dhe reformat që do të ndërmarrë.
Kryeministri foli dhe për marrëveshjen me Lulzim Bashën. Ai tha se marrëveshja solli një normalizim të situatës politike. Rama vlerësoi Bashën për paktin mes tyre. “Të vetmen gjë me vlerë që ka bërë Basha në jetën e tij në PD është marrëveshja me mua”,- tha Rama. Ai shtoi se “marrëveshja nuk ka qenë mes Ramës dhe Bashës, në kuptimin e personave. Ajo është një marrëveshje që i duhet këtij vendi për të hyrë në shpejtësi të re, në raport me ambiciet, por edhe me nevojat që kanë njerëzit e këtij vendit”.
Pjesë nga intervista:
Keni një preferencë mes Bashës dhe Berishës, duket sikur parapëlqeni Bashën?
Basha është kryetari i opozitës, pavarësisht se Berisha është lideri legjendar.
“Ajo që unë dua të përsëris që marrëveshja nuk është marrëveshje, nuk ka qenë dhe nuk duhet të jetë marrëveshje mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Marrëveshja në këndvështrimin tim i duhet këtij vendi për të hyrë me një shpejtësi të re në raport me ambiciet dhe nevojat që kanë njerëzit e këtij vendi. Është një marrëveshje, ku të gjitha palët vetëm fitojnë dhe asnjë palë nuk humbet”, u shpreh Rama.
Ndërkohë, sipas tij, nga konflikti, sherri, fyerjet dhe sharjet Shqipëria humbet dhe mes palëve humbet më shumë ai që i fryn më shumë asaj politike.
“25 qershori e tregoi që nuk japin shqiptarët votë me atë lloj politike. Nëse do të nisesha nga interesi i ngushtë politik, kjo do të ishte gjëja më mirë që të kishim përballë një opozitë që vetëm shan dhe vetëm hedh mllef e helm, që është komplet jashtë realitetit të shqetësimeve reale të shqiptarëve. Nuk ka shans që njerëzit të vënë gishtin dhe të thonë që këta na duhen për të qeverisur”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

