Video/ Martohet djali i të ndjerit Gjovalin Kadeli, Lefter Koka i zbulon amanetin

Pas më shumë se tre muaj të trishtë si pasojë e ndarjes së parakohshme nga jeta të babait të tyre, deputetit Gjovalin Kadeli, në familjen Kadeli është rikthyer buzeqeshja.

Djali më i madh i familjes, Admir Kadeli ka kurorëzuar sot në martesë lidhjen e tij të dashurisë.

Veç familjarëve dhe të afërmve, të pranishëm në ceremoni kanë qenë edhe Presidenti Ilir Meta dhe bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, ish-deputeti socialist Namik Dokle, deputetë të LSI, mes tyre Viktor Tushaj dhe Lefter Koka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky i fundit ka postuar një video në faqen e tij në fb, nga gëzimi familjar i familjes Kadeli ku ka zbuluar dhe një merak të mikut dhe kolegut të tij të ndjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Se jeta ka dhe gezime! 
Me trashegime Admir e Orjela, jete te lumtur dhe bekimet e Zotit te keni!
Me siguri Gjovja sheh nga lart e po ju bekon me buzeqeshjen e tij, ashtu si vetem ai qeshte e po gezon bashke me ne kurorezimin tuaj!
U be sic ti Gjove deshe, nje dasem ku te mblidheshim te gjithe bashke femijet e tu, nena jote, familjaret, te dashurit e gjithe miqte e tu, te gezonim! Na mungon te gjitheve miku im i zemres! 
Urime nga zemra e jete te gjate bashke Admir & Orjela!” shkruan Koka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?