VIDEO/ “Teatri”, Basha e Kokëdhima i bashkohen artistëve: Vetëm idiotët shohin interesin e tyre

Kreu i PD-së Lulzim Basha i është bashkuar lëvizjes qytetare që kanë nisur peticion kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Basha ka hedhur firmën e tij në peticion.

‘Së bashku me artistët jemi kundër shembjes së Teatrit. Firmosa peticionin bashkë me qytetarët shqiptarë, i cili kundërshton për mosdekretimin e ligjit për shëmbjen e teatrit dhe ndertimit të kullave’, shkruan Basha në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Basha e ka quajtur këtë akt të shkatërrimit të historisë dhe kulturës, dhe për këtë bëri fajtor kryeministrin Edi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Projekti i grabitjes së Teatrit, është projekt i narkomafias, i një narkokryeministri,” tha Basha.

“Kjo protestë është kthyer në maratonë të qytetarisë, të kulturës. Qëndrimi juaj është shembulli i kulturës sonë. Si qytetar jam në krahun tuaj në këtë betejë shoqërore. Shkatërrimi i kësaj pjese esenciale është shkatërrim i identitetit, i kulturës, fshirje e gjurmëve të baballarëve tanë. Akt kundër kujtesës së qytetit. Kjo nuk është vetëm betejë qytetare. Regjimi nuk duhet të na kompleksojë, politikë do të thotë të kujdesesh për fatin e qytetit. Ashtu si dhe fjala idiot që në greqishten e lashtë janë atë që nuk kujdesen për qytetin por shohin vetëm interesin e tyre. Nuk bëhet politika me narkoshtet. Kudo ku ka dy qytetarë bëhet politikë. Projekti i grabitjes së Teatrit, është projekt i narkomafias, i një narkokryeministri.

Shumë e dinë se sa e ka dashur kryeminsitri këtë projekt. Por nuk ja ka dalë. Por sot ai njeri ka në dorë të gjitha pushtetet, është kryeministër, kreu i kupolës mafioze, kreu i drejtësisë. Nëse me një Toyota futen 3 milionë imagjino sa futen në Shqipëri. Ky projekt këtu është projekti i vjedhjeve të 200 milionë euro fitim me kullat që duan të ndërtojnë mbi këtë histori të shenjtë,” tha Basha.

Protestës në mbrojtje të godinës së Teatrit i është bashkuar pasditen e sotme edhe kreu i Partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1946717305379441/

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?