VIDEO/Komunikimi me ambasadorin. Kryemadhi: Çfarë i thashë Donald Lu

Ambasadori amerikan Donald Lu ka pasur sot një komunikim përmes email me kryetaren e partisë opozitare, LSI, Monika Kryemadhi.

Detaje të komunikimit i ka zbuluar në emisionin e gazetares Ilva Tare në “Oranews”, vetë kryetarja e LSI. Kryemadhi tha se ambasadorin Donald Lu e kishin gënjyer duke i thënë se përfaqësues të LSI-së kishin goditur Policinë.

“…Kam komunikuar përmes email. I thashë zoti ambasador të kanë gënjyer, se ne nuk e kemi goditur policinë. Ai person që ka goditur policinë të ndalohet dhe arrestohet…. Sot policia kishte kamera për të parë për çdo polic që ka goditur dhe ai që ka goditur të ndalohet. Dhe e falenderoj që ishte i drejtpërdrejt në komunikim, se nuk e ka për detyrë fare të komunikojë me mua dhe kur i thashë se më vjen shumë keq që nuk reagove për gjakosjen e deputetes Floida Kërpaçi dhe goditjen e deputetes Kejdi Mehemetaj…thashë që ka edhe shumë të tjerë vajza e djem që nuk janë goditur se kanë gjuajtur policinë…”,- tha ndër të tjera Monika Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?