FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEOLAJM/ Rama kap për qafe Erdoganin në Bruksel. Çfarë bisedojnë?

Një ditë pas samitit të NATO-s në Bruksel, ku mori pjesë edhe Kryeministri shqiptar, Edi Rama, një detaj që nuk ka kaluar pa u vënë re ka qenë momenti kur kreu i qeverisë shqiptare shfaqej krah më krah me Presidentin turk, Receep Tayyip Erdogan.

Në këtë video të publikuar në faqen zyrtare të emisionit “Zonë e Lirë” në Facebook, dy liderët shfaqen duke ecur krah më krah me njëri-tjetrin, ndërsa nuk dihet se cila mund të ketë qenë tema për të cilën po bisedonin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri Rama dhe Presidenti Erdogan njihen për marrëdhënien e tyre të afërt me njëri – tjetrin. Kujtojmë se pak kohë më parë, Rama ishte lideri i vetëm i huaj, i ftuar në inaugurimin e një ure në Stamboll. Madje në këtë rast, Erdogan shëtiti bashkë me Ramën me makinë, ku drejtues i mjetit ishte vetë Presidenti turk.

Swiss Digital Mobile Reklama

Liderët e 28 shteteve anëtare të NATO-s u mblodhën dje në Bruksel, ku diskutuan të ardhmen e aleancës më të fuqishme në botë në samit, si dhe inauguruan selinë e re të saj në kryeqytetin belg.

Ky ishte samiti i parë në të cilin mori pjesë edhe Presidenti i ri amerikan, Donald Trump

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?