FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/Patozi: Basha po kthen PD-në në kasolle personale

Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi, një nga kritikët e Lulzim Bashës, ka reaguar me tone të ashpëra mbi përplasjen në mbledhjen e kryesisë të PD-së. Patozi e ka cilësuar mbledhjen si një degradim të PD-së, një pasqyrë të shumtuar.

Duke folur për media, Patozi tha se Basha tregoi se ka mentalitet bolshevik dhe se pranon një kasolle familjare, sesa një gradaçelë. Patozi tha se demokratët që nuk e duan këtë lidership do imponohen me gjithë forcën për ta refuzuar.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=o78CERJjoes&app=desktop” width=”560″ height=”315″]

Swiss Digital Desktop Reklama

“Do imponohemi me gjithë forcën tonë dhe kam bindjen që në se rast se Basha nuk do e pranoj këtë realitet, do të jetë përgjegjësia e tij, jo vetëm për katastrofën elektorale në zgjedhjet e fundit, por për shkatërrimin e asaj që ka mbetur nga kjo parti. Me presionin që anëtarësia e PD e revoltuar dhe që e refuzon këtë lloj lidershipi, do e detyrojë të marrë qëndrim tjetër”, tha Patozi për mediat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai tha se PD është e vetmja parti që bën zgjedhjet pastaj analizën. “Nuk kemi pritur që Lulzim Basha të vepronte ndryshe, nuk na zhgenjeu mbrëmë po ne do imponohemi, sepse e ritheksoj është nevoja e dhjetra demokratëve të revoltuar që refuzojnë lidershipin e Bashës, dhe ai është i detyruar të pranojë këtë realitet. PD mund tëjetë e vetmja parti në botë që bën në fillim zgjedhjet dhe pastaj analizën. sepse dje u la të kuptojë që nuk është problem as kryetari dhe as lidershipi përgjegjës për humbjen po anëtarët e partisë dhe Lulzim Basha e ka demostruar këtë”, përfundoi Patozi.

Por mbrëmjen e të enjtes ka qënë vetë kryetari Basha që nuk ka pranuar njohjen e fraksioneve brenda PD-së, një propozim publik i vetë Patozit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?