FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Videoskandali tek “Të Paekspozuarit”. Ja si vidhen votat e Blushit nga PS dhe PD

Emisioni “Të Paekspozuarit” ka publikuar një videoskandal ku numëruesit e dy partive të mëdha PD dhe PS por edhe të partive të tjera LSI dhe PDIU, kanë tjetërsuar votat e LIBRA-s të Ben Blushi.
Materiali 7 minutësh bën fjalë për vjedhjen e mbi 40 votave të LIBRA në 7 kuti, në Njësinë nr. 8 në Tiranë, KZAZ nr. 38 tek Shkolla e Kuqe.
Numëruesit e KZAZ nr. 38 janë nënpunës të administratës shtetërore. Njëri prej tyre quhet Ergy Hila, ai është  i Partisë Socialiste Ergys Hila dhe punon si Shef Finance në Ministrinë e Mbrojtjes. Një tjetër numërues i kësaj KZAZ ku janë vjedhur votat e LIBRA, quhet Florian Shkreta, dhe është i LSI. Ai punon pranë Drejtorisë së Hipotekave. Dy numëruesit e tjerë janë Mirand Seferi dhe Elona Filolli. Kjo e fundit është e PDIU dhe punon pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
LIBRA ka marrë me vonesë dhe me probleme pamjet filmike të numërimit nga KQZ. Kjo bëri që të digjeshin afatet për ankimim në Kolegjin Zgjedhor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=3apWtJSd4AY” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?