FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Viktor Tushaj, Ramës: I je afruar greminës, por nuk e sheh

Deputeti i LSI-së, Viktor Tushaj akuzon kryeministrin Edi Rama se po sillet me arrogancë ndaj kërkesave të artistëve për të mos lejuar shembjen e Teatrit Kombëtar. Në një reagim në Facebook, Tushaj shprehet se shpërfillja ndaj intelektualëve po e afron Edi Ramën drejt greminës.

“Quò vadis o kryeministër! Kur nuk dëgjon artistët, që si krenari e një kombi, zëri i tyre kumbon fort, si mund të dëgjosh zërin e minatorëve nga nëntoka? Arroganca e pashembullt ndaj një populli fukara dhe shpërfillja e zërit intelektual ta ka afruar afër greminën që s’do ta shohësh”,- shprehet Tushaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?