Viti i ri shkollor. Urimi i kryetares së LSI për fëmijët

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar sot fëmijët për nisjen e vitit të ri shkollor. Në një mesazh në Facebook, Kryemadhi shprehet se urimi i saj shkon për fëmijët që me sakrifica nisin sot rrugën e dijes.

Urimi i kryetares së LSI:

“Është një ditë e veçantë sot për të gjithë fëmijët që ringjisin shkallët e dijes dhe sidomos për ata që ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Urimi im shkon për të gjithë nxënësit anekënd Shqipërisë, ata në qytete, por dhe për ata fëmijë që përpiqen drejt rrugës së vështirë drejt dijes edhe në fshatrat me të thellë të Shqipërisë. Dhe për ta rruga është më e vështirë për shkak të kushteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por të gjithë sot duhet të ndihemi krenarë për brezin e ri të fëmijëve tanë, me besimin se ky do të jetë brezi që do të sjellë ndryshimet drastike dhe përmirësimin e jetës së shqiptarëve. Me bindjen se këta fëmijë do të jenë e ardhmja që Shqipëria meriton për të mos qenë më peng i mafias dhe oligarkëve që kanë në dorë fatet e Shqipërisë.

Me dëshirën dhe përkushtimin e të gjithëve ne, do të jenë ata që sot ulen në bankat e shkollës, e ardhmja e ndritur dhe drejtuesit që do të ringrejnë Shqipërinë dhe shqiptarët në dimensionet e vërteta europiane”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?