Viti i Skënderbeut, Rama: Sjell veprën e gjallë të heroit tonë
Në mbyllje të jubileut për vitin mbarëkombëtar të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skenderbeut, në 550-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, kryeministri Edi Rama prezantoi hartën detare të vitit 1455.
Harta e siguruar nga Biblioteka Qendrore e Romës, është sjellë në Shqipëri nga Alberto Cutillo, ambasadori i Italisë dhe do të ekspozohet për dy javë në Qendrën për hapje edhe Dialog në Tiranë. Harta detare është realizuar në vitin 1455, nga hartografi gjenovez, Bartolomeo Pareto për Papën Nikolla V.
Gjatë fjalës së tij para prezantimit të hartës, kryeministri Rama dha lajmin se në katin e poshtëm të godinës së Kryeministrisë po ndërtohet muzeun historik i saj ku edhe do të vendosen të gjitha dhuratat e bëra.
Më tej, kryeministri Rama citoi Fan Nolin, i cili shprehej se nëse shqiptarët vërtetojnë dokumentarisht saktësinë e tri fushatave të sulltanëve të Krujës dhe dështimin e tyre atëherë ne kemi vërtetuar se gjithë historia e shkuar për Skënderbeun është e vërtetë.
KOHA JONË SONDAZH

