“Vizat”, ambasadorja shqiptare në Holandë rrëzon edhe kolegen e saj holandeze: S’ka raport, por shkrim gazete

Ditët e fundit politika shqiptare është përfshirë nga një debat për rikthimin e vizave nga Holanda, pas një artikulli të publikuar nga gazeta “De Telegraaf” e këtij shtetit. Ka qenë ambasadorja e Shqipërisë në Holandë, Aida Sakiqi, e cila ka sqaruar se një raport i tillë nuk ekziston.

“Nuk bëhet fjalë për një raport, por për një artikull të një gazete. Ai është një artikull i shkurtër me një intervistë me një polic. U habita kur e pashë artikullin e përkthyer si raport në disa media në Shqipëri.

Në artikull thuhet se ekziston një memo, normalisht duhet të ekzistojë një gjë e tillë, nga ana e policisë, por nuk është raport”, ka sqaruar ambasadorja Aida Sakiqi.

Swiss Digital Desktop Reklama

E pyetur se nëse mund të rrezikohet rikthimi i regjimit për t’u pajisur me viza për të lëvizur në vendet e zonës Shengen, ambasadorja Sakiqi e sheh si të pamundur që kjo të ndodhë duke theksuar se ky është një vendim i shumë shteteve, jo vetëm i Holandës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ky rrezik nuk ekziston, është një vendim i shumë vendeve. Nuk ka pasur asnjë kërkesë të autoriteteve holandeze. Jam interesuar dhe kam marrë sigurinë se një raport i tillë nuk ekziston”, tha ajo, raporton Top Channel.

Vizat, ambasada e Holandës: Raporti ekziston, po shqyrtohet

Por dje ambasada holandeze në Tiranë, ndryshe nga sa pretendon ambasadorja jone ne Holande, konfirmoi ekzistencën e një raporti konfidencial të policisë holandeze, lidhur me rritjen e krimit të organizuar nga persona me origjine shqiptare, i cili solli edhe reagimin e prokurorisë së Amsterdamit, që kërkoi  nga qeveria pezullimin e vizave për shqiptarët.

E kontaktuar nga Report TV, ambasadorja holandeze Dewi van de Weerd u shpreh dje se raporti i zbuluar pjesërisht në mediat holandeze ekziston dhe po studiohet nga Ministria e Drejtësisë dhe sigurisë, por ende nuk është paraqitur zyrtarisht.

Përgjigja e ambasadores në Tiranë për Report Tv 
“Ne jemi të vetëdijshëm për artikujt e shtypit holandez në lidhje me një raport konfidencial të policisë holandeze në lidhje me shkallën e krimit të organizuar nga persona me origjinë shqiptare në Holandë.

Raporti aktualisht është duke u studiuar nga Ministria Holandeze e Sigurisë dhe Drejtësisë, por ende nuk është paraqitur zyrtarisht në Ministri.”- thekson ambasadorja holandeze për REPORT TV.

Kësisoj, shqetësimi i ngritur në lidhje me rikthimin e regjimit të vizave në zonën Shengen për shtetasit shqiptarë nuk ka ende baza zyrtare.

Rregullorja përcakton qartë se asnjë shtet nuk mund të vendosë individualisht për rikthimin e vizave.

Kriter penalizues është kur numri i azilkërkuesve është i madh dhe kur shteti prej nga vijnë këto kërkesa nuk bashkëpunon për riatdhesimet e azilkërkuesve.

Dy ditë më parë në mediat holandeze u publikua lajmi se autoritetet do të kërkojnë rikthimin e sistemit të vizave me Shqipërinë për shkak të numrit të lartë të azilkërkuesve dhe përfshirjes në krime të emigrantëve shqiptarë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?