Zyrtari i DASH takon nesër edhe kundërshtaren e Bashës, Majlinda Bregu

Ç’po ndodh brenda PD-së? Lulzim Basha vazhdon udhën e tij në çadër dhe në kundërshtim me ndërkombëtarët, të cilët janë kundër vijës së ashpër të PD. Ndërkohë që kanë filluar të dalin publikisht kundër linjës së tij Jozefina Topalli, Eduart Selami e natyrisht Majlinda Bregu. Zëvendësndihmës­sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee do të mbërrijë nesër në Tiranë në një përpjekje të fundit për të gjetur një zgjidhje mes maxhorancës dhe opozitës për të shpëtuar zgjedhjet e 18 qershorit.

Ai pritet të takohet me krerët e lartë të shtetit, përfshi këtu edhe liderin e opozitës, Lulzim Basha. Por ajo që bie në sy në axhendën e zyrtarit të lartë amerikan është një takim me deputeten e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu. Ish-ministrja e Integrimit e ka shprehur hapur si në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat ashtu edhe në media qëndrimin e saj kundër mënyrës se si Basha po e mban opozitën jashtë zgjedhjeve. Majlinda Bregu konfirmoi për mediat takimin që do të zhvillojë nesër me Hoyt Brian Yee. Kjo është një goditje e fortë ndaj Lulzim Bashës, pasi nëse do të kishte përkrahje amerikane, zyrtari i lartë që vjen nesër mund të mos e takonte Bregun. Duket se biseda Basha-Hoyt Brian Yee do të jetë e vështirë.

Ndërkohë para kësaj vizite në Tiranë, zyrtari amerikan dha një mesazh shumë të qartë për vendet e rajonit nga Podgorica ku ndodhej dje. “Parlamentet duhet të përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e qytetarëve. Deputetët që bojkotojnë Parlamentin shmangin përgjegjësinë e tyre dhe injorojnë këshillën e ish­-Presidentit të SHBA-ve, Theodore Roosevelt, se besimi i takon njeriut që është në të vërtetë në fushë betejë, jo njeriut që tregon se si të pengojë më të fortin”, tha Yee, sipas nje artikulli të botuar në portalin European Western Balkans.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dje Majlinda Bregu pas protestës se opozitës postoi një status në facebook:

Swiss Digital Mobile Reklama

Statusi i Majlinda Bregut pas protestës:

“Por më ndjeni, kjo e sotmja, boshllëqet e bulevardit sot, janë një mesazh i qartë për të gjithë ata që duan të shohin e të dëgjojnë me sytë e veshët e demokratëve që sot janë më shumë se kurrë vetëm. PD nuk mund të simulojë revoltën që nuk e udhëheq dot sepse Republika Imagjinare në një luftë imagjinare me një maxhorancë që është reale dhe e rrezikshme, nuk funksionon. PD nuk mund të flasë me vete dhe të jetojë e mbyllur në një çadër ku vetë flet e vetë dëgjon!” ka shkruar Bregu. Pasi ka sqaruar se ajo ishte sot në bulevard sepse kundër kësaj qeverie ka shumë arsye për të protestuar, Bregu ka shkruar se  “Sot nevoja për rindërtimin e PD-së doli në pah në sytë e shumë njerëzve dhe çdo ditë që kalon do ta bëjë më ulëritëse. Është një nevojë e PD-së, por është më shumë akoma një nevojë e Shqipërisë! Shqipëria pa PD, është një shtëpi pa dritare”!

Dhe sipas ish ministres së integrimit këtë rindërtim nuk mund ta bëjë Lulzim Basha i cili po e rinon pushtetin “me vjetërsinë e padurueshme të fantazisë infantile që vetëm program nuk është”. Sipas Bregut mitingu i sotëm kishte shumë më pak militantë se më 18 shkurt dhe kjo është një përgjigje për politikat e kryetarit të PD-së i cili po i ushqen demokratët me lugë të zbrazët për atë “që nuk do të vijë asnjëherë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?