Vlahutin: BE do të mbështesë SPAK për goditjen e korrupsionit

Ambasadorja e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, ka shprehur edhe njëherë mbështetjen e BE për reformën në drejtësi.

Duke folur në 20 vjetorin e magjistraturës, Vlahutin tha do të bëjnë çmos që institucionet e reja të drejtësisë dhe SPAK të luftojnë paligjshmërinë dhe korrupsionin.

Vlahutin: Kjo nuk ka qenë një pune e lehtë, Shqipëria është në prag të një sistemi të ri gjyqësor. Në muajt në vazhdim do të bëhet vettingu, i rëndësishëm për shqiptarët jashtë dhe brenda vendit. Institucionet e reja dhe SPAK do të duhet të gjurmojnë shumë kundraligjshmëri dhe më duhet të duhet të them se ne në BE do të bëjmë çmos në përkrahjen e tyre për të bërë një herë e përgjithmonë atë që njerëzit shqiptarë presin, goditjen e paligjshmërive dhe krorrupsionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, deklaroi se javën e ardhshme nis vettingu, një proces që sipas tij do të bëhet me profesionalizëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, apeloi magjistratët të kandidojnë për tu bërë pjesë e sistemit të ri të drejtësisë.

Zaganjori: Nëse jeni të pastër rrini të qetë. Mos hezitoni të kandidoni. E ardhmja e drejtësisë jeni ju. Pjesa me e shëndoshë do të zgjidhen në institucionet e drejtësisë.Mos hezitoni të kandidoni./ORA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?