FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vlahutin: Po patët frikë nga korrupsioni, ai do dominojë jetën tuaj

 

Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, e ka konsideruar sot korrupsionin si një transaksion që blihet dhe shitet, ku njëra palëi kërkon paratë, ndërsa tjetra i jep.

Kështu, në ditën kundër korrupsionit, ajo tha se në rast se njerëzit do të kenë frikë,atëherë korrupsioni do të dominojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse njerëzit do pranojnë që korrupsioni është mënyra e vetme që të marrin shërbimine duhur,do të jetë e vështirë të shërohet sistemi. Unë mendoj se media dhe shoqëria civile luajnë një rol të rëndësishmë në luftën kundër korrupsionit. Na nevojiten institucione funksionale dhe një gjyqësor funksional. Por na duhet edhe një klasë politike e përgjegjshme ndaj atyre që u kanëdhënë votën. Sepse këta persona janë zgjedhur për të shërbyer, e po ashtu,duhet të kemi edhe qytetarë të informuar. Na duhet që të lëvizim dhe ecim përapara në këtë luftë”, apeloi ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vlahutin tha gjithashtu se BE-ja do të investojë 10 milionë euro  për të ndihmuar Shqipërinë që të vërë në zbatim planin e veprimit për të luftuar korrupsionin.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?