Ende nuk dihet fituesi i lotarisë prej 1.3 miliardë dollarësh në SHBA

Bileta fituese e lotarisë “Mega Millions” prej rreth 1.3 miliardë dollarësh e hedhur të premten në mbrëmje është shitur në periferi të Çikagos. Përfaqësuesit e lotarisë thanë se bileta është blerë në një dyqan në qytetin Des Plaines.

Shuma e fituar është e treta më e madhja në vend dhe ajo u rrit në rreth 1.3 miliardë dollarë pasi që nga 15 prilli, askush nuk kishte arritur të siguronte me biletën e tij të gjithë numrat fitues.

Që nga ajo kohë, lotaria u hodh 29 herë rresht. Shuma prej rreth 1.3 miliardë dollarë u shkon atij personi apo atyre personave që zgjedhin t’i marrin paratë me këste, për një periudhë 29 vjeçare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por ka nga ata që zgjedhin t’i marrin menjëherë paratë, e në këtë rast shuma shkon në 780.5 milionë dollarë. Shanset që një person të fitojë lotarinë, duke kapur të gjitha numrat e hedhura me short, janë 1 në 302.5 milionë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?