Vokshi: Dëftesat s’janë shpërndarë! Nikolla: Ua kemi dhënë atyre që ikin jashtë

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e pranishme në Komisionin e Edukimit ku është thirrur për të dhënë shpjegime për mos shpërndarjen e dëftesave në sistemin parauniversitar, ka deklaruar se për akuzat që i janë bërë nga opozita për dëftesat, i është drejtuar Gjykatës.

“Unë i jam drejtuar Gjykatës dhe kësaj çështje do i shkoj deri në fund, sepse historia ‘shpif se diçka do të mbetet’, mund të jetë historia e një partie që ka humbur çdo kauzë, por jo historia e njerëzve që punojnë me mish dhe me shpirt”, u shpreh ministrja Nikolla.

Ministrja akuzoi deputetët e PD-së se kanë gënjyer për këtë çështje, ndërkohë që nxënësit janë informuar për të gjithë situatën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Debati:

Swiss Digital Mobile Reklama

Vokshi: Gënjyet për shpërndarjen e dëftesave.

Nikolla: Po gënjeni , çështjen do ta apeloj në prokurori.Shpif, shpif se diçka mbetet, s’mund të vazhdojë kështu. Ne punojmë me mish e me shpirt, kërkohet një sjellje tjetër. Iu jam përgjigjur në kohë të gjithë maturantëve që iu duhej diploma për të ikur jashtë shtetit. Komunikoj falë zotit me prindërit. Ju sapo gënjyet. Të lutem zonjë, kërkove përgjigjen time, do më lesh të përgjigjem.

Vokshi: Ja ku janë sms që iu janë dërguar prindërve. Ja ku thuhet që dëftesat do ndahen në shtator se nuk kanë ardhur. Ne jemi këtu, për të sjellë zërin e 420 mijë fëmijëve. S’po flasim vetëm për maturantët. Kam pyetur një mikeshën time, ja ku thuhet se s’ka dëftesa. S’vini dot këtu e të kërcënoni opozitën pasi bëni pazaret tuaja. Përgjegjësia për tenderin bie mbi ju. Se mbuloni dot zullumin tim.

Nikolla: Mundem të flas?

Vokshi: Kush mban përgjegjësi që fëmijët në klasë të 6 e 7 s’kanë dëftesa. Marr vesh aq sa i duhet një prindi.

Nikolla: Vijojmë me rendin e ditës.

Vokshi: Duhet të ndiheshit e turpëruar, ja ku e keni vendin sot. Jam këtu për të përcjellë shqetësimin e fëmijëve.

Nikolla: Ju lutem, kjo është përgjigje shteruese. Përgjegjësinë time e jap në gjykatë. Model i shëmtuar që shohin fëmijët.

Vokshi:Tek ju shohin modelin e vjedhjes.

Nikolla: Kur të më thërrasi gjykata i përgjigjem.

Vokshi: E dini rolin e deputetëve?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?